Avokate Edlira Grabova

CILI ËSHTË MISIONI I AVOKATIT DHE AVOKATISË?

Çfarë është një avokat?

Avokat” është një term për një  jurist profesionist që përdoret në sisteme te ndryshme ligjore. Avokati duhet te kete: Kujtesë të mirë, avokim dhe aftësi ndërpersonale, mëndje analitike, aftësi të të menduarit kritik, elokuence, etj.

Ç’do të thotë ligji për avokatinë dhe çfarë do të thotë ky betim për ata që punojnë sipas këtij ligji dhe sipas këtij betimi?

Të jesh një avokat, do te thote te kesh një profesion fisnik, dhe në shërbim të drejtësisë, sepse është  pikërisht, shoqëria sot e cila kërkon drejtësi në zbatimin e ligjeve dhe vendosjen e  të ashtuquajturës drejtësi sociale.

Cili është misioni i avokatit dhe avokatisë? Po përgjegjësia ligjore e tyre?

Avokati, ka si detyrë, ne radhe te pare te zbatojë procedurat, jo vetem konform ligjeve por mbi të gjitha duke respektuar kodin etik të  avokatit te përmbushë misionin për të cilin ushtron këtë profesion. Roli i avokatit është të përfaqesojë, te ofrojë këshilla dhe ndihmë juridike. Me pak fjalë, ky është misioni dhe profesioni i tyre.

Ushtrimi i profesionit të avokatit, mbështetet në legjislacionin përkatës dhe në kodin etik të avokatit. Duke shfletuar këtë portal, tek LIBRARIA LIGJORE, ju do të gjeni materiale të ndryshme, duke iu referuar sistemeve të ndryshme ligjore dhe më tej. Gjithashtu në lidhje me kodin dhe etikën e profesionit të avokatit (per me shume kliko)

No Comments Yet

Leave a Reply

Pages