Avokate Edlira Grabova

PUNE SOCIALE

famigliabimba

FAMILJA DHE SHOQERIA

Ekzistojnë shumë përkufizime për familjen si nga sociologe ashtu edhe nga antropologe të vendeve të ndryshme.

Sipas antropologut George Murdock familja është ”një grup social që karakterizohet nga mendimi praktik, bashkëpunimi ekonomik dhe riprodhimi. Ajo përfshin të rritur të të dy gjinive, ku të dy duhet të mbajnë një lidhje të miratuar nga shoqëria dhe një ose më shumë fëmijë, të vetin ose të adoptuar (birësuar), nga të rriturit që bashkëjetojnë seksualisht.”.

Zyra e regjistrimit të përgjithshëm të Shteteve te Bashkuara familjen e ka përkufizuar si ”dy apo më shumë persona të lidhur nga lindja, martesa, ose adoptimi të cilët jetojnë së bashku”.

Ndërsa përkufizimi i Merriam-Webster për familjen është: “Njësia themelore në shoqëri e cila tradicionalisht përbëhet nga dy prindër që krijon fëmijët e tyre, gjithashtu përfshihen edhe njësi të tjera shoqërore, të ndryshëm, që dallojnë por janë të lidhura dhe të barabarta si familjet tradicionale (familje me vetëm njërin prind).”

Neni 16(3) I Deklaratës së të Drejtave të Njeriut thotë: ”Familja është grupi natyral dhe kryesor në shoqëri dhe ka të drejtë për mbrojtje nga shoqëria dhe shteti.”

Familja në vete përmban një grup të njerëzve shtëpiakë, zakonisht të bashkuar nga lindja ose martesa, ose nga marrëdhënie të ngjashme – duke përfshirë bashkejetesen, adoptimin, mbiemrin dhe (në disa raste) pronësia (siç ka ekzistuar në Perandorinë Romake). Familja mund të quhet si bashkësi parësore njerëzore, ku individi së pari takohet me kushtet e jetës shoqërore, të cilat ia përcaktojnë atij kornizën, në të cilën ai mund të zhvillohet si person; kështu që mund të themi se personaliteti njerëzor formohet në procesin e ndërveprimit shoqëror.

Në shumë shoqëri, familje quhet vetëm ajo e njohur nga ligji ose sisteme të ngjashme normative. Edhe pse shumë të tjerë duke përfshirë edhe sociologë, marrëdhëniet familjare i kanë konsideruar vetëm lidhjet e gjakut, shumë antropologë kanë kundërshtuar duke thënë se njeriu duhet ta kuptojë nocionin e lidhjes së “gjakut” metaforikisht dhe që shoqëritë e ndryshme duhet ta kuptojnë familjen nga koncepte të tjera dhe jo nga lidhjet        gjenetike.

Sociologjia dhe antropologjia, familjen e konsiderojnë si funksion thelbësor të reproduktimit biologjik, shoqëror ose të dyja bashkë-shoqëria. Nga pikëpaja e fëmijëve funksionet e familjes janë drejtuese: ajo shërben për t’i orientuar ata në shoqëri dhe kulturë. Ndërsa nga perspektiva e prindërve familja shërben si mjet me synim shtimin, edukimin dhe shoqërimin e fëmijëve.  (kliko per me shume)

 

DHUNA NE KONTEKSTIN SOCIAL

 

No Comments Yet

Leave a Reply

Pages