Avokate Edlira Grabova

Procedure Civile

PROCESI CIVIL

Proçesi gjyqësor civil zhvillohet sipas  Kodit te Proçedurës Civile.  Ai fillon me kerkesen e  nje personi  fizik ose juridik drejtuar  Gjykatës. Me ante te kesaj kërkese, e cila quhet padi, personi  kërkon mbrojtjen e një të drejte ose interesi të ligjshëm, i cili është shkelur ose cënuar nga persona të tjerë.
  • Personi  i cili i drejtohet Gjykatës, quhet paditës.
  • Personi i cili ka shkelur ose cënuar të drejtën e pretenduar quhet i paditur.
Fillimisht, Gjykata, njihet me padinë dhe me pas  kontrollon legjitimitetin e palëve. Ajo verifikon nëse padia është ngritur nga personi të cilit i përket e drejta dhe nëse ështe ngritur pikerisht ndaj atij që ka cënuar apo shkelur kete të drejtë.
Ne fazen pasardhese, gjyqtari bën përpjekje për zgjidhjen e çështjes me pajtim. Ai fton palët të bisedojnë për të arritur një marrëveshje per te zgjidhur çështjen, ne menyre te kenaqshme per të dyja palët, duke shmangur proçedurat e mëtejshme gjyqësore.  Kur kjo arrihet, marrëveshja e pajtimit,  pasqyrohet në proçesverbalin e seancës, i cili nënshkruhet nga palët dhe nga gjyqtari. Si rrjedhim. gjyqtari jep vendim për miratimin e pajtimit.
Nëse çështja nuk zgjidhet me pajtim, atëherë gjykata i fton palët të paraqesin pretendimet e tyre. Në seancë gjyqësore mbahet nje proçesverbal, në të cilin pasqyrohen argumentet e palëve, provat, dhe vendimet që shpall Gjykata.
Kryetari i seancës gjyqësore drejton hetimin gjyqësor dhe bisedimet e palëve në përputhje me rregullat në Kodin e Proçedurës Civile.
Kur ndonjë nga palët bën vërejtje ndaj veprimeve të kryetarit ose të ndonjërit nga anëtarët e trupit gjykues, duke pretenduar se u kufizohen ose u shkelen të drejtat e tyre këto duhet të pasqyrohen në proçesverbal.
Gjatë proçesit gjyqësor civil,  Gjykata me vendim lejon palët të provojnë faktet mbi të cilat i bazojnë kërkimet dhe pretendimet,  duke paraqitur në Gjykatë vetëm ato prova të  cilat jane të domosdoshme dhe që kanë lidhje me gjykimin.
Në Kodin e Proçedurës Civile njihen si prova: dëshmitarët, shkresat,fotot,  filmimit dhe regjistrime të tjera, pohimet e palëve, kqyrja e personave, sendeve dhe kqyrja në vend, eksperimenti.
Nëse  një provë rrezikon të zhduket, gjykata merr vendim për sigurimin e saj. Në çështje për të cilat kërkohen njohuri të posaçme, gjykata vetë ose me kërkesën e palëve mund te caktoje nje ekspert. Ajo  pasi dëgjon palët dhe shqyrton provat e paraqitura.
Pasi shqyrton çështjen në tërësi, gjykata, merr vendimin, me të cilin e pranon tërësisht apo pjesërisht padinë të bazuar në prova e në ligj, ose vendos rrëzimin e saj të pabazuar në prova ose në ligj.
ANKIMIMI
Ndaj vendimit të Gjykatës,  palët kanë të drejtë të bëjnë ankimin  në Gjykatën e Apelit.  Gjykata e Apelit gjatë shqyrtimit të çështjes mban parasysh,  dispozitat mbi proçedurën e gjykimit në shkallë të parë të parashikuara në Kodin e Proçedurës Civile.  Me kërkesën e palëve, Gjykata e Apelit mund të përsëritë tërësisht apo pjesërisht hetimin gjyqësor. Në shqyrtimin gjyqësor,  mund të lexohen aktet e gjykimit të shkallës së parë. Gjykata e Apelit ka të drejtë të marrë edhe prova të reja.  
 
Gjykata e Apelit pasi shqyrton çështjen vendos:
  1. Lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së shkallës së parë
  2. Ndryshimin e vendimit
  3. Prishjen e vendimit dhe pushimin e çështjes
  4. Prishjen e vendimit dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e rrethit,  në rastet e parashikuara në këtë kod

No Comments Yet

Leave a Reply

Pages