Avokate Edlira Grabova

Imazhi dhe roli i gruas ne media

Femra në shoqërinë shqiptare. Dimensioni dhe roli i saj në aspektin shoqëror

Shoqëria jonë është një shoqëri që kryesisht shquhet për rrënjët e saj të thella në patriarkalizëm, megjithëse kohët e fundit ne shohim një shoqëri konservatore, madje deri moderne. Roli dhe pozicionimi i femrës mes konservatorizmit dhe patriarkalizmit tregon për hapat që kanë bërë femrat e shoqërisë tonë për të shuar pabarazitë mes tyre dhe meshkujve. Me emancipimin e shoqërisë dhe hapjen e saj drejt vendeve perëndimore,  po kështu dhe me një hov të madh që mori zhvillimi i mjeteve të komunikimit, femrës i’u dha shumë liri, të drejta dhe dukej sikur ishin hapat e parë të një revolte ; ajo kërkonte medoemos të dëgjohej. Barazia gjinore mes femrës dhe mashkullit në shoqërinë shqiptare ende nuk ka arritur perfeksionimin e duhur, megjithëse pretendohet që femra në një aspekt tre dimensional; psikologjik, kulturor dhe sociologjik, të jetë në rrugën e drejtë të përparësisë. Kjo dëshmohet me karakterin e saj të fortë , vendosmërinë dhe nevojën e përfshirjes në vendimarrje, politikbërje si një tregues i logjikshëm i c’rrënjosjes së mentalitetit shqiptar. Ndonëse shoqëria jonë e do dhe e propagandon së tepërmi emancipimin, ende në shumë zona te thella të vendit nuk jehon “reforma” e këtij emancipimi.

Shoqëria jonë që me ndryshimin drastik që ka pësuar nga ndërrimi i sistemeve; që për hir të së vërtetës ka qënë një proces i gjatë , i vështirë dhe shpesh herë i keqinterpretuar, ka pësuar një shndërrim të dukshëm të një sërë aspektesh kulturore, shoqërore, politike duke dashur gjithnjë të rifitoj në kohë dhe hapësirë instrumentat e duhur sa i takon sferës shoqërore. Emancipimi i gruas në Shqipëri erdhi si domosdoshmëri e grave për të kërkuar të drejtat e tyre dhe për t’u ndjerë të vlerësuara e të pranuara nga shoqëria. Në ndihmë të kësaj ka ardhur jo vetëm apelimi për të drejtat e gruas nga organizata të ndryshme jo qeveritare por ka lindur si domosdoshmëri punëdhënia, vendimarrja, mbështetja. Duke qënë se jemi një shoqëri demokratike ku liria e fjalës dhe e shprehjes janë një e drejtë themelore e qytetarit, qasja me këtë realitet social nuk ngjan e pamundur dhe ka shumë gjasa që të pranohet. Mbase është shumë herët të pranojmë e të flasim për barazitë gjinore apo për të drejtat e femrës të barazvlerësuara me ato të një mashkulli, por nuk duhen nënvlerësuar potencialet dhe angazhimi i gruas në sferën kulturore, shoqërore, politike të vendit. Organizatat jo qeveritare shtrojnë si një problematikë të mprehtë rregullimin me ligj të disa të drejtave që duhet të gëzojnë gratë, deri tek imponimi i respektimit të këtyre të drejtave dhe nxitjen e një kulture të re në shoqëri, pjesmarrjen e gruas në të gjitha fushat shoqërore, politiko – ekonomike në mënyrë që të bëhet e mundur barazia gjinore dhe të mos ngelë vetëm një sprovë e dështuar. Roli i femrës si e aftë për të përballuar cdo problematikë në një rrafsh kontekstual me meshkujt con dhe në forcimin e mëtejshëm të bërthamës së familjes, duke eleminuar hapur divorcet apo dhunën në familje.

Ashtu sic e përmendëm dhe më sipër me ardhjen e demokracisë dhe me kalimin në një sistem të ri i lind e drejta cdo gruaje, femre, vajze në shoqërinë tonë të ndjehet e lirë dhe të gëzojë të drejtat e saj të mohuara, deri në shtypje . Kapitullimi i një sistemi dhe ardhja e demokracisë ishte më shpresëdhënës për një frymë e formë të re që do merrte shoqëria shqiptare në shumë aspekte të saj. Demokracia dukej sikur do hapte dyert e do rriste më shumë shanset që të gjitha të drejtat e mohuara të grave të prireshin drejt një ridimensionalizimi qoftë ligjor qoftë në vetë ndërgjegjësimin e shoqërisë.  Roli i mohuar i grave në shoqëri dhe të gjitha të drejtat e shtypura do bëheshin pjesë e rëndësishme e politikave sociale duke u trajtuar në favor të tyre. Faktikisht dukej një realitet tejet premtues, i cili do c’rrënjoste njeherë e përgjithmonë divergjencat sociale në shoqëri , dhe do kthehej në një factor kyc që gratë të zinin postet e merituara.

Zonat e thella malore të Shqipërisë ende sot vuajnë pasojat e mentalitetit, e sistemit të degraduar të diktaturës , dhe shumë nga të drejtat e grave as që njihen. Gruaja konceptohet si kafshë pune, e painformuar, e dhunuar dhe përherë shkak xhelozie. Falë sistemit demokratik ne jemi ende shtresë ndjellës se femrat e këtyre zonave do të kenë shansin e mirë për të qënë të lira, të hapura dhe me të drejta. Në shumë raste kemi gra që bëjnë punën e burrave të tyre, punë të rënda punë krahu; mjelin bagëtinë, cajnë dru, lërojnë tokën, dhe për më tëpër jetojnë në kushte primitive. Familja tradicionale, sidomos ajo në zonat e thella veriore të vendit bën që gratë të mos jenë të pavarura ekonomikisht, dhe si rrjedhojë të mos jenë të barabarta me burrin dhe të mos kenë liri të drejta dhe privilegje. Për shkapërcimin e kësaj disbalance shoqëria ka nevojë për shumë ndërgjegjësim dhe sensibilizim. Historia na ka dëshmuar kohë pas kohe portretizimin e mashkullit si steriotip; të fortin e shoqërisë, me pozitë të lartë ,dhe të aftë për të gllabëruar gjithnjë poste vendimarrëse. Nga kjo tregohet se femrës i duhet të luftoj fort për të siguruar pozitat e favorshme, për të treguar se di të rivalizoj një mashkull  dhe se kauza “gender” duhet të bëhet më pak e ndjeshme. Femrat provojnë t’i shkojnë përshtat ekonomisë së tregut duke paraqitur aftësitë e tyre në jo pak fusha. Nisur nga ky fakt shembujt I kemi vital dhe konkret në shoqërinë tonë. Kryeparlamentarja e vendit Jozefina Topalli apo dhe kryeprokurorja Ina Rama janë një rast I mirëfilltë për t’u përshëndetur si zonja të pushtetshme, me pozitë shoqërore, me një status shoqëror të barazvlefshëm me atë të një burri. Emancipimi dhe forca e shoqërisë së hapur ka provuar se femra ka një rol dhe një kontribut të pashlyeshëm në shoqëri. Njëherazi kjo hedh poshtë dhe supermacinë e meshkujve të cilët nuk janë të vetmit që kanë status hierarkik apo dhe poste drejtuese apo me ndikim public në jetën e vendit, duke e ngritur kështu femrën si një produkt mirëfilli demokratik e të emancipuar.

Media ,aktor i rendesishëm i promovimit  të vlerave dhe identitetit të  femrës

Zhvillimi i befte që ka pësuar media dhe teknologjia e komunikimit në vendin tonë ka parë si domosdoshmëri mundësinë e krijimit të hapësirave të nevojshme për praninë e vazhdueshme të gruas në ekran. Roli i imazhit dhe portretizimit të saj në media vjen si një zë i fuqishëm i grave dhe i nevojës së tyre për të promovuar edhe më tej rolin e femrës në aspektin e progresit shoqëror të vendit. Shpesh herë marrdhënia mes femrave dhe medias është parë dhe gjykuar negativisht për efektet që sjell tek publiku larmia e portretizimit të femrës. Kjo shpjegohet me faktin se media duke qënë një “institucion” me karakter ndërgjegjësues aq sa dhe promovues të vlerave rreket të përcoj mesazhe të ndryshme tek publiku. Në të njëjtën kohë është po media (me karakter edukues parësorisht) e cila “guxon” t’a përdor imazhin e femrës. Portretet mediatike na ofrojnë femra të hapura ndaj seksualitetit, femra gjysmë të zhveshura, këngëtare në aspirata të më kotshme për t’u bërë të famshme, apo stile jetese të huazuara por asnjëherë të përshtatura me kohën që jetojmë. Media tenton të rrotullohet drejt modernes dhe perfeksionimit ndaj dhe shpesh herë ajo përqafon modele të gabuara duke i’u përgjigjur një audience selektive. Hapësira që zënë femrat, pseudo këngëtaret dhe serialet televizive të ekspozuara ndaj lakuriqësisë apo dhe në rastin më të keq montimet filmike janë cilësuar si modele të pabaza duke cuar modernizimin në bastardim të ekranit dhe imazhit femëror. Këto efekte që ofron ekrani kërkon ti’a servir shoqërisë deri në imponim në formën e një mesazhi por që ka pasoja tejet negative.

Nëse do flasim për median në një tjetër aspekt në atë të formësimit të identitetit të femrave kjo shkon paralelisht me emancipimin e tyre në shoqëri. Nga kjo del aspekti promovues i vlerave që të ofron media. Shoqata të ndryshme, organizata jo qeveritare kanë ndikuar në rritjen ndjeshëm të fleksibilitetit ndaj pjesmarrjes së gruas në shoqëri, në politikë dhe si rrjedhojë edhe në media. Përdorimi i medias për të hedhur dritë edhe më tej kah portreti i grave, performanca dhe mesazhi që ato kërkojnë të përcjellin si zë i shoqërisë mbetet gjithnjë pjesë e rëndësishme e programacionit të një medie.

 

Femra si imazh mediatik

Në ekranet tona, shumë nga programacionet televizive që ne frekuentojmë kanë të programuar në transmetimin e tyre një sërë larmishmërie temash. Ajo që na bie në sy është mënyra se si femra dhe mashkulli zënë vend në ekran dhe cili është roli i tyre, apo ndikimi i tyre tek audience. Masmedia shquhet për krijimin e stereotipeve gjinore ndaj përparësia që ka gruaja në ekran në raport me burrin duket se ka c’rregulluar ekuilibrat mes tyre. Në media programet kushtuar gruas apo emisionet e ndryshme që kanë në qendër femrën dhe rolin e saj në shoqëri konsumohen më tepër në rastet e një gruaje të dhunuar apo kur shkelen të drejtat e grave dhe shumë organizata jo qeveritare dalin të protestojnë dhe t’a proklamojnë këtë si rast. Këto emisione të drejtuara nga gratë kërkojnë të përcjellin femrën shqiptare në raport me maskilizmin por dhe njëkohësisht kërkojnë që të shfaqin dhe peshën që kanë burrat, dhe ndërgjegjësimin e tyre në tilla raste. Një nga emisionet i cili ka qënë vërtet social-kulturor që dua të përmend këtu është emisioni “Femrat” në Vizion Plus i cili puntatë pas puntate jepte anë të femrës, karakterit, punëve të rënda që bënte ajo por edhe rolin e saj jetik familjar e shoqëror .

Drejtueset e emisineve televizive qëllon jo në pak raste të jenë femra. Zakonisht ato ose drejtojnë një emision të shoqëruara me meshkuj , kur bëhet fjalë për sipërmarrje produksioni sic është “E diela shqiptare” apo “E diell” ku krahas partnerit mashkull në ekran shfaqet edhe një partnere femër . Kjo për vetë efektin që di të jap në ekran një femër, duke e sjellë më ngrohtë dhe më pranë familjeve produksionin televiziv. Nga ana strukturore është menduar se një femër di të përfaqësoj edhe në ekran dhe për më tepër është një zë i përfaqësuar në ekran, njëherazi dhe duke fituar audiencë. Përgjithësisht femra të tilla janë bashkëndihmëse në bërthamën e një emisioni dhe paraqiten përherë e më tërheqëse si një imazh i kuruar mirë, elegante dhe shumë të rafinuara. Por edhe një emision politik mund ta drejtoj një grua, dhe në një panel politik mund të debatojë dhe drejtoj një grua duke paraqitur forcën e karakterit të saj dhe duke treguar peshën e saj analitike ndonjëherë dhe më të arsyeshme. Të jesh analist në Shqipëri ka të bëj me meshkujt si profesion mirëpo kjo gjë ka ardhur duke u thyer dhe nga femra të tilla si Anila Basha, apo edhe Iris Luarasi që vihen pa problem në rolet e tyre dhe marrin në dorë këto  kompetenca.

Në përgjithësi nga larmia që të ofron ekrani ajo që shihet sot fshihet nga dicka më e rëndësishme që është e rezervuar për nesër duke e sfumuar kështu rolin e drejtueses së një emisioni për t’u kthyer sërishmi në Opinion nga Blendi Fevziu. Mbase për hir të konkurrencës media i “sakrifikon” programacionet politike kur drejtuesja është një femër dhe në një tjetër kanal është një mashkull në pot ë njëjtin format duke kthyer të gjithë vemendjen nga drejtuesi i emisionit mashkull, që bëhet tregues për një paragjykim ndaj drejtuesve femra në ekran në atë orar, duke bërë kështu që niveli I audiencës të bjerë (shembulli “Tonight” Ilva Tare dhe “Opinion” nga Blendi Fevziu. Ilva Tare është rasti i pastër i një gazetareje që tenton të thyej tabunë që emisionet me karakter politik u takojnë meshkujve. Faktikisht emisione të tilla në Shqipëri të cilët kanë një rol kryesor në analizimin e situatave të ndryshme politike, ekonomike apo sociale në vendin tonë të drejtohen kryesisht nga gjinia mashkullore, drejtues, gazetarë, analistë meshkuj. Emisioni “Procesi Sportiv” në top Channel apo dhe emisioni sportive në Tvsh , bëjnë pak ndryshimin si dy emisione me shikueshmëri të lartë ku njërin e drejton një femër, Enkelejda Zejko dhe tjetrin në krah të Eduard Manushit gjendet gazetarja Marina Vjollca, si një mesazh ky I përcjellë për të treguar se futbolli nuk është përherë pronë e meshkujve, edhe femrat kanë të drejtë të jenë tifoze , të përfshihen, të kenë informacion dhe të drejtojnë një fushë që nuk është krejtësisht në pronësi të meshkujve, që është futbolli. Këtu kemi të bëjmë po ashtu me një ndarje konvencionale të detyrave; femra drejtuese e emisionit bën vetëm hapjen dhe tërheq audiencën ndërsa mashkulli drejton emisionin.

Rezultatet e studimeve të bëra nga shumë vëzhgime kanë treguar se gratë janë më pak të dukshme në ekran dhe se kohën televizive e rrëmbejnë më shumë meshkujut dhe politika. Si rrjedhojë grave i’u lihet shumë pak hapësirë për të dhënë vlerësime në lidhje me ceshtje të ndryshme që i përkasin shoqrisë sonë. Ka dhe shumë nga rastet kur gruaja kërkon me vendosmëri të promovohet në ekran dhe të shfaq vlerat e saj, duke treguar gjithnjë status kurrë më të ulët sesa meshkujt. Gratë dhe prania e tyre në ekran përherë shihen si më pak të rëndësishme, mirëpo duhet kuptuar se aty qëndron dhe shëmbëlltyra ku njeriu sheh veten e tij. Rolin e promotorit e luan media e cila përpiqet në mënyrë të pashmangshme të ngrejë vlerat e gruas, dhe ta portretizoje atë në ekran. Mirëpo nuk kemi të bëjmë përherë me një rol dhe hapësirë të madhe ndaj gruas; kjo ngelet gjithnjë e kufizuar në ekran. Shumë media dinë vertëtë të vlerësojnë imazhin e gruas, të promovojnë vlerat e saj dhe për më tepër të krijojnë një steriotip pozitiv nëpërmjet televizionit. Mediat edhe mund të servirin diskriminimin gjinor në ekranet e tyre por edhe mund të promovojnë fare mirë një identitet dhe mund të flasin edhe më  tej për vlerat e vërteta që një femër di t’i jap shoqërisë . Në fund të fundit media projekton dhe ia servir modelin publikut i cili ka të drejtën e tij ta përqafoje por edhe të mos e pranoje këtë model të projektuar nga media. Publikut i mbetet të informohet dhe të interpretoje.

Shoqatat e ndryshme të gazetarëve janë përpjekur nëpërmjet nismave të tyre të ngarkojnë nga një person përgjegjës për ceshtjet gjinore pranë secilës nga mediat në mënyrë që të ndërgjegjësohen gazetarët kur bëhet fjalë për portretizimin e femrës në televizion. Kjo nuk është se ka gjetur një praktikim të gjerë, pasi media të ndryshme kanë jo vetëm politika redaksionale të ndryshme, por kanë dhe gazetarë të cilët kanë perceptime e këndvështrime të ndryshme në lidhje me një ceshtje të tillë. Shtypi por edhe media e portretizon femrën nisur nga një model vetjak dhe nuk ka mekanizmat apo instrumentet e duhura për të ndjekur një linjë të vecantë qoftë edhe formale në këtë drejtim. E praktikuat thjesht si formalitet ashtu sic ndodh rëndom një minutazh i tillë televiziv priret të zhvishet nga interesi dhe të dalë në një panoramë të sforcuar të këtij portretizimi. Një nga detyrat e rëndësishme që i takon drejtpërdrejtë medias është të parashikoje në agendën e saj figurën e femrës në ekran në kuadër të promovimit të saj, të politikave sociale dhe tentativës për barazi gjinore. Analistët, por edhe politikanët që shfaqen në media kanë rolin e tyre të paracaktuar atë të ekspertit të fushës dhe priren të jenë njerëz që dinë t’i ofrojnë shumë ekranit por mbi të gjitha të ushtrojnë autoritetin e tyre maskilist në ekran. Gratë janë ato qënie që priren të jenë më të buta, më të komunikueshme dhe prania e tyre në ekran duket sikur e zbut edhe më tej aspektin pamor dhe gender. Kur flasim për aftësitë që ka një femër dhe për ato që shfaq një mashkull, vërejmë se kemi një tipologji të theksuar paragjykuese, kjo nga ne të parët. Nëse një femër e shohim në rolin e analistes, e paragjykojmë pa të drejtë sikur nuk merr vesh nga fusha pasi duhet t’i përcaktojmë njëherë gjinitë për të parë më pas fushën ku operon e plotëson apo jo standartin e profesionistit. Një kuzhinier i mirë mund të jetë mashkull, por nga ekrani një amvisë që sheh nëpërmjet televizorit më shumë e tërheq përgatitja e një menuje, nga duart e një femre. Kjo për faktin se ajo di të jetë më femërore, e njeh shumë mirë guzhinën pasi është pjesë e pandashme e saj dhe e trajton në rrafshin e një shtëpiakeje                   .

Po gazetaria a është profesion meshkujsh apo femrash ?

Nuk shohim asgjëkundi femër kameramane e cila ndjek dhe gjurmon lajmin me kamera. Ky është një rast i paprecedent dhe që nuk ndodh në median tonë. Ndoshta sepse femrat janë të paragjykuara apo se është krijuar një steriotip i caktuar se ata nuk ia dalin dot, dhe se nuk depërtojnë me kamera ashtu si meshkujt. Shoqëria perëndimore me modelet e saj të mediave ka treguar se ka gazetarë, madje edhe kameramane femra të afta dhe të zonjat për t’a bërë këtë detyrë. Të jesh kameramane femër nuk duhet me patjetër të kesh tipare mashkulli apo të jesh shtatlartë; mjafton dëshira për t’a bërë.

Bisedat në studio kanë standarte të paracaktuara në bazë të rregullave që vë drejtuesi I emisionit por dhe etikës që ka televizioni. Në rastin e paneleve politike kemi përballje të nxehta mes femrash që garojnë dhe meshkujve dhe përherë roli apo program i tyre nënvlerësohet pasi ato nuk merren seriozisht dhe shpesh herë madje u merret edhe fjala në mënyrë të padrejtë. Vemendja e audiencës lodhet ndaj në vend që asaj femre t’i japin respektin e duhur në ekran, audience lodhet dhe e kalon vemendjen gjetkë. Masmedia ende dhe sot e vuan së tepërmi imazhin e femrës në ekran, duke mos ditur t’a kuroj dhe shpesh duke e ngatërruar rolin e saj. Bota e femrave sot dhe roli I tyre në shoqëri janë më shumë të arrira në jetën e përditshme se sa dalin në ekran. Gruaja sot ka një rol të rëndësishëm dhe shumë themelor në shoqërinë shqiptare e cila ka dëshmuar se di të drejtoj burrat dhe të asimiloj paragjykimet e ndryshme te steriotipeve të krijuara.  Mirëpo që edhe media të dëshmoj se në shoqërinë tonë pak nga pak po zhduken paragjykimet sa I takon “mitizimit” të rolit të gruas, asaj i duhet një punë e pafundme ndërgjegjësuese në mënyrë që të arrij të promovoj vlerat dhe e vërteta. Femra në media, lind nevoja të promovohet jashtë dyerve të shtëpisë, si një femër që është e aftë dhe ka kapacitete për të përballuar më së miri terrenet edhe më të vështira, përballjet me gjininë tjetër dhe urat lidhëse të komunikimit që ajo është e aftë të krijoje. Programet e ndryshme janë përpjekur që në hapësirat e tyre të zërë vend minutazhi ku flitet për femrën, dhe me ilustrimin e grave në vende të tjera të botës se si kanë arritur të shndërrohen në faktor të rëndësishëm mediatik dhe se si kanë qënë pjesëmarrëse në tryeza të rrumbullakëta, ku ka patur shumë burra me mendime dhe kontestime të ndryshme (shembulli i Angela Merkel, kancelarja gjermane). Grave të tilla, i duhet shpesh herë të luftojnë edhe kundër shoqërisë për t’u pranuar dhe kthehen në një shembull të vyer dhe në një model për të gjitha gratë e tjera kudo nëpër shoqëri të prapambetura dhe kur kërkojnë model.

Media kthehet gjithashtu edhe në një mjet solidarizimi për të gjitha femrat e vendeve në luftë, duke ekspozuar femrat dhe vuajtjet e tyre teksa i shkatërrohet familja, jeta. Një shembull është lufta në Siri ku qyteti i Homsit po rrezikon të kthehet në një Hiroshimë të dytë. Kjo është një pjesë jo pak e rëndësishme e medias e cila vihet në shërbim të shoqërisë. Gazetaret janë një pjesë jo më pak e rëndësishme e mediave tona, të cilat për fat janë shtuar shumë në numër dhe që luajnë një rol mjaft të rëndësishëm, informimin e shoqërisë, të cilët luftojnë cdo ditë në terrene të vështira dhe shpesh herë ndjehen të fyera e të përbuzura nga ambjenti. Sipas Elsa Ballaurit “Është e lehtë të bësh rolin e të emancipuarit në studiot e një televizioni apo prapa tastierës së kompjuterit dhe të kërkosh martesën e gay-ve apo legalizimin e prostitucionit por a i pranojne shqiptarët  këto gjëra?! Kur një gazetare shfaqet në ekran, edhe ajo ka të drejtën të portretizohet nga audience dhe të krijoj një profil të vetin televiziv ku duhet të shfaqet e përgatitur , e cliruar nga paragjykimet dhe e kuruar deri në detaje. Nëse femra është objekt i ekranit ajo gjithnjë mesazhin parësor që përcjell është feminiliteti, natyra e saj që të imponon respekt. Ka edhe raste ku femrat në ekran heshtin dhe preferojnë të ruajnë anonimatin e tyre duke i mbuluar fytyrën apo duke i ndryshuar zërin (kryesisht gratë vrasësë apo punëtoret e seksit) pasi ato e dinë shumë mirë që e kanë shumë të vështirë të pranohen nga shoqëria dhe të paragjykohen për shkak të mentalitetit të pluhrosur që ekziston në mendjen e njerëzve.

Nëse do flasim për rastin Pango, dhe në vend të profesorit do kishte qënë një femër, të drejtat do kishin qënë më të rezervuara dhe reputacioni i asaj gruaje si në fushën ku do operonte ashtu edhe jeta e saj familjare do shkatërrohej dyfish më shumë duke arritur aq sat ë cilësohej edhe si e përdalë nga shoqëria. Gjithnjë e më shumë portretizimi, imazhi i një femre në ekran, apo edhe në faqet e para të shtypit ka më shumë interes dhe ka një tërheqje më të madhe për audiencën ndaj dhe kopertinat shesin, duke e përdorur këtë imazh për qëllime marketingu.  Kryeredaktoret femra i gjejmë vetëm në revistat e specializuara për femra, të tjerat janë nën diktatin e kryeredaktorit, i cili herë pas here i shfrytëzon ato duke i detyruar të zbatojnë politika maskiliste në shumicën e rasteve, duke i shfuqizuar fare nga kontributi që ato kanë në faqet e një të përditshmeje. Prania e shumë gazetareve femra në redaksi e ka dhe një pikë positive pasi tregon se femrat kanë një vetvlerësim të lartë ndaj vetes dhe se ato kanë të njëjtën forcë për të përballur lirinë e fjalës dhe shantazhin. Kjo tregon se femra në redaksi dhe femra në ekran është shenjë e përfshirjes së saj në jetën publike. Por gazetaret femra shpesh herë kanë rënë dhe pre e dhunës, (rasti i 2 gazetareve të mbetura të vdekura nga një sulm terrorist në Siri) .Femrat dhe kryesisht gazetaret kanë ende një betejë për të cuar përpara, praninë e tyre në ekrane si një shuplakë të fuqishme ndaj shefave të tyre dhe ndaj vetë opinionit paragjykues. Ne kemi gra fort të nderuara që madje janë edhe vetë pronare mediash duke i dhënë kështu një support të lartë gazetareve femra, (të tilla si Vjollca Hoxha; Top channel, apo Brixhilda Kokëdhima; Shekulli) dhe duke ndezur një dritë jeshile për të shkuar drejt barazisë gjinore. Nuk mund të mendohet dot liria e shtypit dhe e fjalës së lirë pa praninë e femrës në ekran, duke e shënjestruar atë njëkohësisht si pre e dhunës dhe intolerancës në Shqipëri.

BESARA  PODGORICA

No Comments Yet

Leave a Reply

Pages