Avokate Edlira Grabova

Sherbime Sociale

LIGJ PER NDIHMEN DHE SHERBIMET SHOQERORE

L I G J
Nr. 9355, datë 10.03.2005
PËR NDIHMËN DHE SHËRBIMET SHOQËRORE
Në mbështetje të nenit 78, 83, pika 1, të Kushtetutës me propozimin e Këshillit të
Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I :
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
NENI 1
Ky ligj ka për qëllim:
1. Të përcaktojë ndihmën dhe shërbimet shoqërore për individët dhe grupet në
nevojë, të cilët nuk mund të sigurojnë plotësimin e nevojave bazë jetike,
zhvillimin e aftësive dhe të mundësive personale dhe ruajtjen e integritetit
për shkak të aftësive dhe mundësive të kufizuara ekonomike, fizike,
psikologjike e shoqërore.
2. Të zbusë varfërinë dhe përjashtimin shoqëror për individët dhe familjet, si
dhe të krijojë mundësi për integrimin e tyre, nëpërmjet sigurimit të një
sistemi ndërhyrjesh e shërbimesh për përmirë-simin e jetesës së tyre.
(kliko per me shume)

 

 LIGJI PER NDIHMEN JURIDIKE

L I G J
Nr.10039, datë 22.12.2008
PËR NDIHMËN JURIDIKE
Në mbështetje të neneve 78 e 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e
Këshillit të Ministrave,
K U V E N D I
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
V E N D O S I:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti i ligjit
Ky ligj përcakton kushtet, llojin, mënyrën dhe procedurat për dhënien e ndihmës
juridike nga shteti, për mbrojtjen e lirive e të të drejtave themelore të individit, si dhe ..
 (kliko per me shume)

 

 

LIGJI SHQIPTAR PER NDERMJETESIMIN

LIGJ
Nr.10 385, datë 24.2.2011
PËR NDËRMJETËSIMIN NË ZGJIDHJEN E MOSMARRËVESHJEVE
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Kuptimi i ndërmjetësimit
1. Ndërmjetësimi është veprimtari jashtëgjyqësore, në të cilën palët kërkojnë zgjidhjen e një mosmarrëveshjeje me anë të një personi të tretë asnjanës (ndërmjetësit), për të arritur një zgjidhje të pranueshme të mosmarrëveshjes dhe që nuk bie në kundërshtim me ligjin.
2. Ndërmjetësimi për zgjidhjen me pajtim të mosmarrëveshjeve është veprimtari e pavarur, që ushtrohet në përputhje me këtë ligj dhe nën kujdesin e Ministrisë së Drejtësisë.
3. Ndërmjetësit nuk kanë të drejtë të urdhërojnë apo të detyrojnë palët të pranojnë zgjidhjen e mosmarrëveshjes.
(kliko per me shume)

No Comments Yet

Leave a Reply

Pages