Avokate Edlira Grabova

AVOKATI.ORG

së shpejti më pranë jush, me përshtatjet e fundit legjislative dhe informacione shtesë.

AVOKATI.ORG

mundëson hapësira dhe rubrika të ndryshme për publicistët e rinj, të cilët kanë dëshirë të njihen përmes punës së tyre.

AVOKATI.ORG

ofron informacion mbështetës dhe jo konsulencë juridike.

RRETH NESH

Avokati.org

Avokati.org, eshte nje faqe ne ndertim, e cila eshte menduar per nje akses sa me te gjere te publikut dhe ka si qellim pasqyrimin e materialeve me karakter juridik dhe mediatik, per te gjithe ato qe deshirojne te kene nje informacion me te detajuar dhe plotesim te njohurive ligjore ne Shqiperi.

Duke patur parasysh mangesite ne informacion ligjor dhe avokati, kjo faqe do publikoje vazhdimisht fragmente te legjislacionit, konventa dhe strategji, duke perfshire ketu aspektet me d.m.th. nese te se drejtes penale, civile, familjare, pa lene menjane dhe aspektet qe perfshijne legjislacionin mbi barazine gjinore apo dhunen ne familje, etj.

Nepermjet ketij portali, lexuesit do te mund te marrin nje informacion me te gjere mbi konceptet baze te te drejtave njerezore, materiale trajnuese dhe informuese ku kryesisht juristet dhe gazetaret e rinj, do te kene mundesine te gjejne materiale te cilat mund t i perdorin gjeresisht  ne profesionin e tyre.

Gjithashtu, ne www.avokati.org do te mund te gjeni kontakte dhe informacion, ne lidhje me rrjete dhe institucione te rendesishme te qytetit te Shkodres dhe me tej.

Prandaj, ju lutem, mos hezitoni te na vizitoni here pas here, ne menyre qe te jeni sa me te informuar mbi te rejat e fundit, m.q.se ky portal eshte dhe do te vazhdoje te jete ne zgjerim te vazhdueshem.

Faleminderit ..

Avokate
Edlira GRABOVA

E DREJTA PER INFORMIM

corsi-gratuiti-internet-per-donne

E drejta për informim, është një nga termat më të rëndësishëm, që ne ndeshim çdo ditë në praktikë. Dhe pa dyshim, që zhvillimi i mjeteve të komunikimit ka sjellë mjaft avantazhe në lidhje me shpërndarjen e informacionit. Duke qënë se Avokati.org, është një faqe, e cila synon në të drejtën e parë, sic është e drejta për informim, së shpejti, ju do të mund të njiheni me rubrikën më të re, “Akte Ligjore”.

Në këtë rubrikë, gjithashtu do të gjeni disa nga formatet ligjore baze dhe dokumentacionin me te cilin shoqerohen gjate procedurave te ndryshme.

“Akte Ligjore”, është një rubrike, e cila do sjellë sa më pranë jush disa nga formatet bazë, për një përdorim sa më praktik.

 

 

CILI ËSHTË MISIONI I AVOKATIT DHE AVOKATISË?

PHOTO FRANCOIS DESTOC / LE TELEGRAMME LORIENT (56) tribunal palais de justice avocat magistrat code civil Dalloz

Çfarë është një avokat?

Avokat” është një term për një  jurist profesionist që përdoret në sisteme te ndryshme ligjore. Avokati duhet te kete: Kujtesë të mirë, avokim dhe aftësi ndërpersonale, mëndje analitike, aftësi të të menduarit kritik, elokuence, etj.

Ç’do të thotë ligji për avokatinë dhe çfarë do të thotë ky betim për ata që punojnë sipas këtij ligji dhe sipas këtij betimi?

Të jesh një avokat, do te thote te kesh një profesion fisnik, dhe në shërbim të drejtësisë, sepse është  pikërisht, shoqëria sot e cila kërkon drejtësi në zbatimin e ligjeve dhe vendosjen e  të ashtuquajturës drejtësi sociale.

Cili është misioni i avokatit dhe avokatisë? Po përgjegjësia ligjore e tyre?

Avokati, ka si detyrë, ne radhe te pare te zbatojë procedurat, jo vetem konform ligjeve por mbi të gjitha duke respektuar kodin etik të  avokatit te përmbushë misionin për të cilin ushtron këtë profesion. Roli i avokatit është të përfaqesojë, te ofrojë këshilla dhe ndihmë juridike. Me pak fjalë, ky është misioni dhe profesioni i tyre.

Ushtrimi i profesionit të avokatit, mbështetet në legjislacionin përkatës dhe në kodin etik të avokatit. Duke shfletuar këtë portal, tek LIBRARIA LIGJORE, ju do të gjeni materiale të ndryshme, duke iu referuar sistemeve të ndryshme ligjore dhe më tej. Gjithashtu në lidhje me kodin dhe etikën e profesionit të avokatit (per me shume kliko)

BURRA DHE GRA. ASPEKTE GJINORE NË SHOQËRINE SHQIPTARE

avvocati_h_partb

“Sot ka meshkuj shumë dhe burra pak”, dëgjova një ditë rastësisht gjatë  bisedimeve,  në një nga tryezat e zakonshme. Një thënie e tillë më ka ngelur në mëndje, jo aq për faktin  se u tha nga nga një ekspert i fushave sociale, por për faktin se u citua një zotëri.

Përditshmëria jetësore? Femra të zonjat, kapacitete intelektuale, krijesa të guximshme, të bukura, energjike me plot dëshirë për të jetuar dhe meshkuj pasivë, të zhburrëruar që preferojnë të jetojnë si parazitë në kurriz të gruas.

Si rrjedhim, pesha e familjes bie mbi gruan, e cila është e detyruar të lërë mënjanë feminilitetin e saj dhe të veshë pantallonat..të jetë njëkohësisht burrë dhe grua, për të plotësuar figurën munguese mashkullore.

Në të vërtetë, fenomeni “grua” në shoqërinë e sotme shqiptare, rrallë herë mund të vecohet nga sfidat dhe përditshmërite me te cilat përballet, duke filluar frikat dhe dëshirat; përgjegjesitë familjare; nevoja për t’u zhvilluar, më së  shumti duke konkuruar në të gjitha fushat e jetës me figurën mashkullore.  Per me teper:

Aksesi dhe barazia për gratë në drejtësi-një domosdoshmëri dhe kusht kryesor drejt integrimit

donna-computer-lavoro-latina-4873gdd25

“Të jesh grua, është aq tërheqëse. Të jesh grua është një aventurë që kërkon kurajo; një sfidë që nuk resht së merzituri asnjëherë. Do kesh aq shumë  gjëra për të bërë, nëse lind femër……. 

 

Si fillim, do ndeshesh për të argumentuar, që  Zoti mund të ishte një plakë me flokë të bardhë ose një vajzë e bukur. Pastaj do të të duhet të ndeshesh për të spjeguar, që mëkati nuk lindi në ditën kur Eva rrëmbeu mollën. Atë ditë, lindi një virtyt i bukur, i quajtur mosbindje!

 

Së fundi, do të të duhet të provosh, që brenda trupit tënd të rrumbullaket e të lëmuar, ka një zgjuarsi  qe kërkon te kuptohet.”

 

Oriana Fallaci 

 

Që nga kohët më të lashta, në  shkrimet e vjetra ideja e femrës së bindur, të nënshtruar në disponim të pritshmërive mashkullorë, është ushqyer kohë pas kohe e brez pas brezi. Duke lexuar citatin si më lart, ajo që më tërheq është fakti, se këtu nuk flitet për blasfemi apo aludohet kundër lirisë së besimit. Tek ky citat ka shumë më tepër se aq. Ajo që dua të introduktoj, është se duke iu larguar mitit dua t’i afrohem ditëve të sotme, për të kuptuar që edhe pse përkatësia gjinore është në ndryshim të vazhdueshëm,  nga koha në kohë dhe në varësi të vendeve dhe kulturave të ndryshme….akoma mbetemi në idenë e dominancës mashkullore, sidomos përsa i përket asesit në drejtësi. Kliko per me shume

Pages